Gjenden mbetje të avionit të humbur indonezian

Gjenden mbetje të avionit të humbur indonezian

Një zyrtar nga Ministria e Transportit në Indonezi thotë se disa banorë të rajonit Papua, kanë njoftuar se kanë gjetur mbetje të aeroplanit të pasagjerëve, i cili kishte në bord 54 njerëz dhe i cili u zhduk sot.

“Aeroplani është gjetur nga fshatarët. Sipas banorëve, aeroplani është rrëzuar në male por akoma nuk e kemi verifikuar këtë informatë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i transportit ajror Suprasetyo, transmeton REL.

Autoritetet indoneziane më herët gjatë ditës njoftuan se kishin humbur kontaktin me aeroplanin, i cili ishte nisur nga kryeqyteti i rajonit Papua, Jayapura për në Oksibil.

Autoritetet e aviacionit kanë njoftuar se bordin e këtij aeroplani ishin edhe 5 fëmijë. Agjencia AFP citon një zyrtar, i cili thotë se moti në këtë rajon malor është “shumë i keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *