Gjendet i vdekur në Hagë dëshmitari i çështjes ‘Ratko Mladiç’

Gjendet i vdekur në Hagë dëshmitari i çështjes ‘Ratko Mladiç’

Eksperti i Forenzikës, Dusan Dunjiç i cili do të dëshmonte në mbrojtje të Ratko Mladiçit, është gjetur i vdekur në një hotel në Holandë mirëpo shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë ka njoftuar se dëshmitari për çështjen e Ratko Mladiçit, Dusan Danjic është gjendur i vdekur në një hotel të Hagës gjatë ditës së sotme.

Gjykata ka njoftuar se e ka gjetur trupin e Danjicit në hotel derisa ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, transmeton zeri.info.

Ish komandanti serb, Mladiç po gjykohet në Hagë për krimet e luftës në Bosnje, apo më saktësisht për vrasjen e 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Mladiç poashtu po akuzohet për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve nga Bosnja, e cila thuhet se ka arritur shkallën e gjenocidit në gjashtë qytete të tjera, transmeton zeri.info.

Ndërkohë dëshmitari i vdekur, Dunjic, më herët kishte dëshmuar si ekspert i mbrojtjes në disa raste të tjera në tribunalin e Hagës.

Në dëshminë e tij për gjyqin e Radovan Karaxhiçit në vitin 2013, Dunjic kishte thënë se ka ekzistuar dëshmi e firmosur se vetëm 450 deri 500 trupa të nxjerr nga varret masive pas rënies së Srebrenicës më 1995 kanë qenë viktimë e vrasjeve me armë.

Ndërkohë gjyqi për Ratko Mladiçin do të vazhdon të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *