Gjendet trupi i pajetë i shtetasit turk në Liqenin e Mavrovës

Gjendet trupi i pajetë i shtetasit turk në Liqenin e Mavrovës

Pas dy ditësh kërkime, dje pasdite, rreth orës 16 në ujrat e Liqenit të Mavrovës, rreth 3 kilometra nga Buneci për në Leunovë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit turk, 66 vjçarit V.S nga Stambolli, i cili para katër ditëve, duke notuar në anën tjetër të bregut të liqenit është fundosur dhe ka qëndruar për mbi 48 orë në fund të liqenit.

200 metra nga bregu, me thellësi prej 7 metrave është gjetur trupi i tij nga “Spello” zhytësit nga klubi “Vrello” nga Shkupi, të cilët i kanë angazhuar të afërmit e shtetasit turk. Diç më vonë, trupi i të ndjerit V.S është nxjerë nga liqeni dhe është kryer hetim në prezencë të Prokurorit publik dhe një ekipi policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit.

Me urdhër të Prokurorit publik do kryet autopsija mbi trupin e shtetasit turk, ndryshe me prejardhje nga Maqedonia. 66 vjeçari, shtetas i Turqisë, të dielën rreth orës 15 e 20 minuta u zhduk në ujërat e Liqenit të Mavrovës, në zonën midis Bunecit dhe Leunovë. Të hënën në mëngjes, ekip i posaçëm nga MPB me zhytës profesionist filloi kërkimin në liqen, megjithatë deri në orët e pasditës të së hënës trupi nuk u gjet dhe kërkimi u ndërpre nga ana e MPB-së me zhytësit e saj. Pas ndërprerjes së kërkimeve, familjarët kanë angazhuar vetë zhytës profesionist për ta gjetur trupin e 66 vjeçarit.

Rasti kishte ndodhur kur me dhjetra persona, me tre automjete kishin dalur për shetitje në Mavrovë. Për t’u freskuar, ata kanë hyrë të notojnë në Liqen. Fillimisht në ujë është futur 38 vjeçari H.R nga Shkupi, i cili ka notuar deri në anën tjetër të bregut të Liqenit. Pasi shkupjani ka kaluar liqenin me not, të njëjtën është munduar ta bëjë edhe shtetasi i Turqisë, por, në gjysmën e rrugës, nga arrsye që nuk dihen deri tani, është fundosur në liqen. Shtetasit Turk, me prejardhje nga Maqedonia, ka qenë mysafir në Shkup. / TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *