Gjermania ndihmon me 1 milion euro refugjatët që kalojnë në Ballkanin perëndimor

Gjermania ndihmon me 1 milion euro refugjatët që kalojnë në Ballkanin perëndimor

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në afat të shkurtër vendos në dispozicion  një milion euro për qëllime humanitare, duke pasur parasysh situatën dramatike me refugjatët të cilët tranzit kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot Ambasada gjermane në Shkup.

“Nuk mundemi të rrimë me duar kryq kur në shtetet fqinje të Bashkimit Evropian ka refugjatë të cilët ndodhen në situatë shumë të vështirë, duke kërkuar mbrojtje.

Është e rëndësishme që tani në vendin e ngjarjes të mbështeten qeveritë në përgjegjësinë e tyre dhe të ndihmohen refugjatët në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase.

Për këtë qëllim edhe si masë e parë urgjente vendosim në dispozicion 1  milion euro për përkujdesjen e refugjatëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Duhet të reagojmë shpejtë dhe të tregojmë se Bashkimi Evropian edhe në kohëra të vështira angazhohet për vlerat e saj, nuk i lëmë vetë fqinjët tanë. Këtu bën pjesë edhe sistemimi korrekt i refugjatëve brenda në Bashkimin Evropian, siç e kemi propozuar këtë në planin tonë për politikën evropiane me refugjatë, i cili përbëhet nga 10 pikë”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmaer, qëndron në kumtesën nga Ambasada gjermane në Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *