Gjimnazi i Gostivarit në kulmin e pandemisë funksionon me llogari të bllokuar

Gjimnazi i Gostivarit në kulmin e pandemisë funksionon me llogari të bllokuar

Largimi politik i mësimdhënësve nga puna, ka lënë pasoja aftgjate në shkollat e Gostivarit. Gjimnazi i Gostivarit tre vite ka llogari të bllokuar dhe asnjë prokurorim publik nuk mund të bëjë as për pajisje higjienike në kulmin e pandemisë. Me bllokimin e fundit për largim të katër mësimdhënësve nga puna, shkollat vetëm përmbaruesve duhet t’u japë mbi 21.000 euro. Drejtori Mirsad Iseini, thotë se ka marrë premtim nga Komuna e Gostivarit që borxhi do t’u paguhet. Ai pret që kjo të ndodh deri në fund të këtij viti.

Për shkak të llogarisë së bollokuar, shkollës i vështirësohet zhvillimi i mësimit nga distanca, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme të IT-së. Për kapërcimin e këtij problem, drejtori Iseini thotë se janë obliguar të minimizojnë nevojat përmes donacioneve, me çka kanë siguruar dhjetë laptopë të cilët kanë ardhur nga mërgimtarët tanë.

kil8p0

Edhe rrjeti i internetit në shkollë është i dobët. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë internet për shkollat deri më 31 dhjetor të këtij viti, kurse pas 1 janarit, shkollat duhet të gjejnë vetë zgjidhje. Vendimi i MASH-t prej vite më parë, do të hyjë në fuqi pikërisht në kulmin e pandemsië kur shkollat duhet të zbatojnë mësim online. Me llogari të bllokuar për gjimnazin e Gostivarit, thotë drejtori Iseini, do të jetë e papërballueshme që ta sigurojnë vetë internetin pas 1 janarit.

Ndryshe, Gjimnazit i Gostivarit aktualisht numëron 840 nxënës dhe 120 mësimdhënës, të cilët për shkak të rrjetit të dobët të internetit me shumë vështirësi arrijnë ta zhvillojnë mësimin nga distanca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *