Gjykata e Apelit u shpall jo-kompetente për “bombat”

Gjykata e Apelit u shpall jo-kompetente për “bombat”

Gjykata e Apelit në Shkup u shpall jo-kompetente pas ankesave të prokurorisë së Shkupit, pasi që gjykatësi i procedurës paraprake ka sjell vendim që bisedat telefonike të llogariten si të marra në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.

Në letrën që Apeli ia ka përcjell gjykatës Penale së bashku me ankesat që i janë kthyer sipas kompetencave kësaj gjykatë, thuhet se:

“Sipas nenit 93 nga LDP, që i referohet ndarjes që është e paraparë se kur mbi një argument nuk mund të bazohet vendimi i gjykatës, gjykatësi i procedurës paraprake, në bazë të detyrës ose në bazë të palëve do të sjell vendim për ndarjen e të dhënave më së voni deri në përfundimin e procedurës hetimore. Pas ngritjes së aktakuzës, vendimi për ndarjen e argumenteve sjell këshill për vlerësimin e aktakuzës. Kundër këtij vendimi lejohet ankesë speciale sipas të cilës vendos gjykata më e lartë.

Kështu sipas Apelit për ankesat duhet të vendos Këshilli gjyqësor.

Para një muaji ekipi avokatëve të kryeministrit ka dorëzuar kërkesë, ndërkaq gjykatësi në procedurë paraprake ka pranuar incizimet audio nga bisedat telefonike që i ka dorëzuar opozita, që të mos përdoren si argumente sepse kanë qenë të incizuara në mënyrë të paligjshme.

Pas emërimit të prokurores speciale, Katica Janeva, pritet që ajo të merr në dorë lëndët për përgjimet.

Në ndërkohë, Janeva nuk ka koment rreth mozsgjedhjen e ekipit të saj në tërësi, që është edhe njëra ndër pikat kontestuese në procesin e bisedimeve të grupeve punuese./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *