Nuk shënohen raste të reja me koronavirus në Gostivar, ndërsa edhe dy rastet aktive, pacientët shkojnë drejtë shërimit. Kështu bëri të ditur në mbledhjen e 14 të Shtabit të Emergjencave, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Deri më tani, tha ai, në Gostivar dhe Vrapçisht nga koronavriusi janë shëruar 13 persona.
Kryetari Taravari bëri të ditur se deri te Shtabi Qendror i Krizave, do të dërgojnë tre kërkesa të reja, konkretisht ora policore të vazhdon të shkurtohet dhe të jepet leje për fillim me punë të terracave të kafaterive dhe restoranteve.
Gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se për një javë në Gostivar, përmes Kryqit të Kuq janë shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore dhe 280 pako me produkte higjienike.