Gostivar, 18 vjeçarja tenton vetëvrasjen. Plagoset rëndë

Gostivar, 18 vjeçarja tenton vetëvrasjen. Plagoset rëndë

Herët mëngjesin e ditës së diel, diku rreth orës 5, në Njësitin e Urgjencë pranë Spitalit të Gostivarit është dërguar një 18 vjeçare nga Gostivari me lëndime të rënda trupore pasi e njëjta, siç thotë polica, ka tentuar të vetvritet.

Ajo, sipas raportit policor, është hudhur nga dritarja në katin e tretë të shtëpisë në rrugën “Strahinja Simonovski” duke përfunduar në trotuarë. Të afërmit e saj menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Gostivarit ku ka pranuar ndihmën e parë mjeksore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve e njëjta është dërguar në Klinikat e Shkupit. Me leje të Prokurorit Publik në vendngjarje është kryer hetim, janë ngritur gjurmë për ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e motivit që ka çuar 18 vjeçaren deri te tentimi për vetvrasje. /TV GLOBI A.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *