Gostivar, 220 punësime të reja në dy ndërmarrjet publike të qytetit

Gostivar, 220 punësime të reja në dy ndërmarrjet publike të qytetit

Rreth 220 punësime të reja pritet të bëhen në dy ndërmarrjet publike të qytetit të Gostivarit. Plani për punësim i ndërmarrjeve ka marrë dritën jeshile të këshillit komunal, ndërsa një pjesë e vendeve të reja parashohin avancim të të punësuarve aktual.

Ndërkohë, në Ndërmarrjen Publike “Parkingjet publike dhe Gjelbërimi”, për herë të parë që nga themelimi i saj, do të jepen vendime pune. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Bekim Çelebiu, tha për Tv Globi se bëhet fjalë për rreth 20 vendime të cilat do të jepen nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Në ndërmarrjen tjetër komunale parashihen rreth 130 vendime pune dhe me sistematizim ngritje në detyrë, njëkohësisht krijimin e vendeve të reja të punës. Mirtezan Selimi nga ndërmarrja publike “Komunalec” bëri të ditur se vendet e reja të punës do të plotësohen periudhën e ardhshme në bazë të planit vjetor për punësim për vitin 2021 dhe në bazë të rregullores për sistematizim e sjellur nga viti 2016 – të.

Ndërmarrjet janë të obliguara që në bazë të ligjit për të punësuarit në sektorin publik më së voni deri me 1 shtator të këtij viti të përpilojnë propozim-plan për punësim për vitin e ardhshëm dhe i njejti plan pasi ka kaluar në Këshillin komunal, do të duhet të dorëzohet në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *