Gostivar, 24 vjeçarja nga Turqia akuzohet për tentim për vrasje, ka therë me thikë një 23 vjeçar nga Turqia

Gostivar, 24 vjeçarja nga Turqia akuzohet për tentim për vrasje, ka therë me thikë një 23 vjeçar nga Turqia

Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në Stacionin policorë Gostivar, nga Spitali i Gostivarit “Ferid Murad” është denoncuar se në dalje të Gostivarit në rrugën magjistrale Gostivar -Tetovë, me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë, në rrugë është gjetur 23-vjeçari O.A.H. shtetas i Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.

“Në ora 22.00, lidhur me këtë rast, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ,,Tentim për vrasje” në Stacionin policorë Gostivar, ka qenë e privuar nga liria 24-vjeçarja K.D. nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgaditet parashtresë adekuate”, njofton policia.

Sipas informative jo zyrtare deri te rasti në fjlë ka ardhur nga një zënkë verbale paraprake mes dy të lartpërmendurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *