Gostivar, 30 vjeçari kapet me 143 qese heroinë

Gostivar, 30 vjeçari kapet me 143 qese heroinë

Nëpunës policor nga SPB-Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar, të shtunën nga ora 10 deri 12 kanë bastisur shtëpinë e 30 vjeçarit F.A, e locuar në rrugën “Kej Vardar”.

Bastisja ka ardhur me urdhër gjyqësorë dhe janë kontrolluar tre hapësira në shtëpi, ku në një dhomë është gjetur F.A tek i cili policia ka gjetur një këllëf të zi për syza, të cilën e ka pasur te xhepi i majt i xhinseve. Te këllëfi në vend të syzave ka pasur disa qese, konkretisht 143 paketime të vogla me një materie pluhuri, për të cilën dyshohet të jetë heroinë. Gjësendet e gjetura janë fotodokumetuar dhe janë marrë për ekspertizë, kurse në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik, 30 vjeçari është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. I njëjti gjatë ditës së sotme është nxjerur para Gjykatësit në Gjykatën Themelore të Gostivarit. / TV GLOBI A.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *