Gostivar, 40 pacientë me Covid 19 trajtohen në kushte spitalore

Gostivar, 40 pacientë me Covid 19 trajtohen në kushte spitalore

Reparti Invektiv pranë Spitalit të Gostivarit është i mbushur me të sëmurë nga Covid 19 deri në shtratin e fundit. Tetë nga 26 pacientët që trajtohen aty janë në gjendje më të rëndë dhe nën mbështetje të oskigjenit. Edhe në Spitalin modular i cili u lëshua në përdorim kohë më parë nga 31 shtretër, 13 janë të zënë me pacinetë të infektuar nga koronavirsui. Genti Bilalli, mjek kujdestar në Repartin Infektiv aplelon për kujdes të shtuar dhe kërkon që mos krijohen grupime pasi ndodhemi në valën e tretë të pandemisë ku numri i të infektuarve të rinjë rritet vazhdimisht.

“Duke pasur parasyshë valën e tretë e cila është në shtetin tonë, qyteti i Gostivarit e filloi pak më vonë se qytetet tjera. Por, aktualisht jemi në një situatë ku numri i pacientëve dita-ditës po na rritet. Për momentin në Repartin Infektiv janë të shtruar 26 pacientë, prej të cilëve tetë janë në mbështetje të oksigjenit. Ndërsa, në Spitalin modular janë 13 pacientë të cilët janë relativisht në gjendje më të lehtë sesa pacientët që janë në Repartin Infektiv. Gjatë vikendit ka pasur disa pranime, fatmirësisht nuk mei pasur humbje jetësh dhe besojmë që do ja dalim, por gjithashtu duhet që popullata të bëjë kujdes dhe sa më pak të mundohemi të jemi në kontakte të afërta dhe mos qendrojmë për periudhë të gjatë afër njëri – tjetrit”, deklaroi Gent Bilalli, mjek kujdestar në Repartin Infektiv.

Kohëve të fundit në Gostivar ka më tepër persona të moshave të reja që janë pozitiv, por fatmirësisht i vogël mbetet numri i kësaj grup-moshe që kanë gjendje më të rëndë dhe nevojë për trajtim spitalor.

“Deri para disa muajve moshat e reja ishin më të mbrojtura, pra kishim raste të rralla të moshave të reja të cilët prekeshin nga virusi. Megjithatë, kohëve të fundit kemi më tepër persona të moshave të reja që janë pozitiv, por fatmirësisht nuk kemi shumë pacientë të moshave të reja të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. Përgjithësisht, ata kalojnë me trajtim shtëpiak me simptoma të lehta ose pa simpotma e që kanë test pozitiv”, deklaroi Gent Bilalli, mjek kujdestar në Repartin Infektiv.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit 4.246 persona janë infektuar nga Covid 19, 3.670 janë shëruar, kurse betejën me virusin e kanë humbur 179 pacientë. Aktualisht ka 390 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *