Gostivar, 430 punonjës shëndetësor janë paraqitur për vaksinim kundër Covid 19

Gostivar, 430 punonjës shëndetësor janë paraqitur për vaksinim kundër Covid 19

430 persona, respektivisht personel mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Gostivar janë paraqitur për t’u vaksinuar. Informacionin e bën të ditur vetë drejtori i siptalit, Jakup Jakupi, i cili sqaroi se mesin e tyre është edhe ai vetë.

“Sipas numrave që ne i përgatitëm dhe ajo që na erdhi nga MSH, rreth 430 personel mjekësorë janë regjistruar për të pranuar vaksinimin. Të gjithë ata e kanë pritur lajmin e vaksinimit me shumë seriozitet dhe shpresojë të mos ketë hezitim nga vaksinimi. Një pjesë e madhe e tyre janë vaksinuar edhe kundër gripit sezonal”, tha drejtori i Spitralit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Aktualisht në Gostivar ka vetëm 7 pacientë me Covid 19 të shtruar në Repartin Infektiv, prej të cilëve tre janë në ventilim mekanik. Drejtori Jakupi tha se situata me pandeminë paraqitet tejet stabile, megjithatë apeloi polullata të vazhdojë të jetë e kujdesshme.

“Situata është mjaftë stabile. Për momentin kemi shtatë pacientë të shtruar në Repartin Infektiv, të gjitha kovid qendrat e tjera janë të mbyllura, konkretisht Reparti Internisktik dhe ai Neurologjik. Së shpejti presim të hapim edhe Qendrën modulare e cila është thajse gati dhe me 35 shtretër. Aktualisht punojmë në ngritjen e punkteve për vaksinim në qytetin tonë dhe këtë ebëjmë në koordinim me Shtëpinë e Shëdnetit”, tha drejtori Jakupi.

Ndryshe, nmga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit ka pasur 3710 persona të infektuar me koronavirus, 3425 janë shëruar. Fatkeqësisht 171 pacientë humbën jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërsa raste aktive mbeten 114.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *