Gostivar, aksident trafiku me pesë të lënduar

Gostivar, aksident trafiku me pesë të lënduar

Pasditën e djshme rreth orës 17.50 në rrugëkryqin mes rrugëve “101” dhe “JNA” në Gostivar ka ndodhur aksident trafiku mes automjeteve “Hundai Santa Fe”, drejtuar nga A.A. 46 vjeçar nga Gostivari dhe automjetit “Reno Trafik” drejtuar nga S.H. 40 vjeçar poashtu nga Gostivari.

20

“Në aksident me lëndime të rënda trupore ka mbetur drejtuesi i “Reno Trafik”, kurse me lëndime më të lehta bashkëudhëtaret nga “Hundai”, D.A. 44 vjeçe dhe një 13 vjeçare dhe dy bashkëudhëtare nga automjeti tjetër, S.B. 39 dhe S.M. 61 vjeçare, të gjitha nga Gostivari”, njofton MPB.

Ata janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është kryer hetim nga policia e Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *