Gostivar, anketë me qytetarët. Maqedonia pas 24 vitesh pavarësi

Gostivar, anketë me qytetarët. Maqedonia pas 24 vitesh pavarësi

Pas 24 vitesh pavarësi, problemet e vjetra akoma presin zgjidhje. Maqedonia feston tetë shtatorin, ditën e pavarsimit të vitin 1991.

E ndarë ndërmjet tranzicionit, demokracisë dhe marrëdhënieve të brishta ndëretnike, Maqedonia akoma përpiqet të mbetet në rrugën e integrimeve euroatlantike. Maqedonia edhe 24 vite pas pavarësisë ka 30% të popullatës të varfër, 28% të papunë dhe me Borxh publik të qeverisë prej 3.3 miliardë euro ose 40.8% nga BPV-ja.

Qytetarët e Gostivarit të një mendimi, pas 24 vjet pavarësi Maqedonia ka mbetur në vend numëro. Ajo që i shqetëson qyetetarët më shumë është papunësia te të rinjtë, kriza politike dhe mbajtja gjallë e familjes. Ndryshe nga shqiptarët, maqedonasit shprehen të ndarë sa i përket prosperimit të Maqedonisë në 24 vitet e pavarësisë. Të moshuarit thonë se vendi ka ecur përpara ndërsa qytetarët e moshës së mesme pohojnë faktin se nuk ka ndryshuar asgjë për të mirë.

Qytetarët mbeten të zhgënjyer dhe kërkojnë nga Qeveria që përpos borxhit publik të paguaj edhe borxhin e madh ndaj tyre, të realizojë premtimet e dhëna që i bën gjatë çdo cikli zgjedhor. /Abedin Bilalli – TV Globi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *