Gostivar, besimtarët musliman nisen për në Haxh

Gostivar, besimtarët musliman nisen për në Haxh

Organizuar nga Agjensioni Meka Medina Turs sot nga Gostivari me autobus deri në Turqi e më pastaj në vijë ajrore për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë, për të kryer Haxhin, u nisen71besimtarë gostivaras.

Për ti përcjell haxhinjtë, përpos të afërmeve e farefisit dolën edhe zyrtarët e Muftinisë së Gostivarit, të cilët u uruan rrugë të mbar. Nisja u bë pas namazit të Drekës me një ceremoni të lartë fetare dhe një dua, prej te parkingu i qytetit përballë Qendrës për Kulturë.

Gjitha përgatitjet për të shkuar në vendin e shenjë islam janë bërë me kohë, njohton Hoxhë, Afet Beadini, i cili një herit është dhe organizatorë i udhëtimit të për në Haxh nëpërmjet agjensionit Meka – Medina.  Hoxhë Beadini, njohtoi edhe itinerarin gjatë qëndrimit të haxhinjve të ri në vendet e shenjta.

Delegacioni i haxhinjve nga Gostivari që udhëtuan me agjensionin Meka-Medina, shoqërohet nga një grup në përbërje të të cilit ka katër teologë dhe staf i kualifikuar mjekësor.

Muftiu i Muftoinisë së Gostivarit, Shaqir ef.Fetahu, pasi uroi ata për rrugëtimin e tyre të jetës, luti ata që të bëjnë lutje gjatë qëndrimit në haxh edhe për të gjithë të tjerët të cilët sivjet nuk iu është dhënë mundësia për të udhëtuar drejt vendeve të shenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *