Gostivar, bujqit njoftohen se si të vijnë deri te paratë evropiane

Gostivar, bujqit njoftohen se si të vijnë deri te paratë evropiane

Me qëllim informimin e bujqive se si më lehtë ata të vijnë deri te paratë evropiane përmes fondeve IPARD, Ministria e Bujqësisë organizon sesione informuese me qytetarët.

Karvani i tyre sot qendori në qytetin e Gostivarit. Theksi vendoset te Masa 1, pa mos përjashtuar edhe masat 3 dhe 7.

Masa 1 siguron investime në asete fikse të njësive bujqësore dhe zbatohet nga organi menaxhues IPARD i vendit tonë, tha Nefrus Çeliku sekretar shtetëror pranë Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas tij, vendi ynë është lider në rajon për nga shfrytëzimi i parave evropiane në bujqësi. Sekretari Çeliku është i kënaqur me mënyrë e deritanishme sesi bujqit kanë shfrytëzuar këto mjete, me theks të veçantë bujku shqiptar, sipas të cilit, këta të fundit kanë arritur përmes programeve të ndryshme të fitojnë me miliona euro.

Përfituesit e Masës 1 mund të jenë kooperativa bujqësore, d.m.th., një person fizik (mbajtës i një fermë familjare), një fermer individual ose një person juridik dhe kooperativë.

Masa 1 mbështet prodhimin primar bujqësor, d.m.th. si sektorë prioritar ai përfshin prodhimin e të mbjellave, prodhimin blegtoral, përpunimin dhe tregtimin e drejtpërdrejtë të prodhimit të vet bujqësor dhe bujqësisë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme për konsum të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *