Mbrëmë, gjysëm ore pas mesnate, A.S. 48 vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se në një objekt në Zonën industriale në Gostivar ka qenë paraprakisht i sulmuar fizikisht nga N.B. 49 vjeçar, poashtu nga Gostivari.
“Para sulmit ndaj A.S., N.B. ka pasur një zënkë verbale me vëllin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Punohet mbi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.