Gostivar, “Deta Shop” dhuron tesha për fëmijë për festën e Bajramit

Gostivar, “Deta Shop” dhuron tesha për fëmijë për festën e Bajramit

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Fitër Bajramit, shitorja “Deta Shop” në Gostivar vjen me aksionin humanitar për të veshur me tesha të reja fëmijet që vijnë nga familje me status të dobët social.

deta0

Pronari i shitores thekson se ky aksion erdhi si ide për të ju dalë në ndihmë sadopak familjeve skamnore që edhe fëmijët e tyre të festojnë Bajramin në kushte më të mira. Teshat janë të sigurara për fëmijet nga mosha 1 deri në 5 vjeç, për djem dhe vajza.

ggl0

Të gjithë prindërit që nuk kanë mundësi ekonomike, të drejtohen në ambientet e shitores dhe ti veshin fëmijët e tyre me tesha të reja për festë, apelohet nga “Deta Shop”. Ajo ndodhet në bulevardin vëllezërit Gjinoski në Gostivar, konkretisht përballë kafiterisë Obama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *