Gostivar, “Dora e Ngrohtë” aksione humanitare në ndihmë të refugjatëve

Gostivar, “Dora e Ngrohtë” aksione humanitare në ndihmë të refugjatëve

Kriza dhe vështirësitë e refugjatëve të cilët ikin nga vendlindjet e tyre për të shpëtuar familjet dhe jetët e tyre siç duket nuk ka fund.

Kjo tragjedi e cila edhe Evropës i ka shpallur jo pak telashe nuk ka pasur si mos degjohet edhe nga qytetarët e Gostivarit dhe të ndërmerren iniciativa nga ata për ti ndihmuar të njejtit.

Një ndër ata është edhe shoqata humanitare, jo fitimprurëse “Dora e Ngrohtë”, e cila e organizuar me qytetarë dhe me shoqata të ndryshme, sot në Gostivar kanë mundësuar që në pika të ndryshme qytetarët të mund të tregojnë humanitetin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata persona nga Siria, Afganistani e Iraku të cilët kanë zgjedhur Maqedoninë si vend transit drejt Evropës dhe vendeve të zhvilluara europiane.

Organizatorët e këtij aksioni humanitar për Televizionin Globi u shprehën se janë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për të ndimuar.

Nisma e këtij aktitiviteti humanitarë ishte ndërmarrë nga disa aktivist të shoqatës “Dora e Ngrohtë” dhe të gjithë ishin të rinjë në moshë. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që qyteti i Gostivarit iu del në ndihmë refugjatëve. Deri tani për për ti ndihmuar emigrantë janë ndërmarrë shpesh inicitaiva nga gostivarasit./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *