Dy punonjës shëndetësor pranë Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar janë të infektuar nga koronavirusi. Edhe pse kanë qenë a-simptomatik, ata në testim kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk dihet mënyra se si ka ardhur deri te infektimi i tyre. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se dy personat në fjalë nuk kanë komplikime dhe gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.
Anketa e tyre epidemioligjike nuk tregon se si janë infektuar. Nga Qendra për Shëndet Publike, pritet informacione shtesë të jepen periudhën e ardhshme.
Me dy rastet e fundit, numri i të infektuarve me CoVid 19 në Gostivar shkon në 4 persona. Dy të parët në ritestim dolën negative. Ndryshe, Gostivari përgjatë shtatë ditëve të kaluara nuk kishte asnjë rast të ri të evidentuar me virusin korona.