Gostivar, dy të infektuar dhe një i shëruar nga Covid 19

Gostivar, dy të infektuar dhe një i shëruar nga Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gostivarit dy persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërsa një person është shëruar, njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë realizuar 570 testime, prej ku 81 persona dolën të infektuar me virusin korona. Prej tyre 42 ishin në Gostivar, 32 në Vrapçisht dhe 7 në Mavrovë-Rostushë. Raste aktive mbeten 54, 29 në Komunën e Gostivarit, 20 në Vrapçisht dhe 5 në Mavrovë-Rostushë. Janë shëruar 22 pacientë, 12 në Gostivar, 8 në Komunën e Vrapçishtit dhe 2 në Komunën e Mavrovë-Rostushë. Fatkeqësisht jetën nga virusi korona e humbën 6 persona, katër në Komunën e Vrapçishtit dhe dy në Komunën e Gostivarit.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara 23 personave në rajonin e Gostivarit u janë dhënë vendime për vetë-izolim, kurse 34 persona janë dënuar për mos mbajtje të maskave mbrojtëse.

Ndërkohë, autoritetet lokale deri te qytetarët kanë dërgua apel për rritje të ndërgjegjësimit dhe respektim të masave, sidomos periudhën që vijon për kur janë paralajmëruar aktivitete zgjedhore, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *