Gostivar, dy viktima dhe 12 raste të reja me Covid 19, shërohen 22 pacientë

Gostivar, dy viktima dhe 12 raste të reja me Covid 19, shërohen 22 pacientë

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid 19, 22 pacientë janë shëruar, kurse dy nuk kanë mund ti mbijetojnë virusit. Persona që kanë ndërruar jetë janë të moshave 77 dhe 63 vjeç.

Me shifrat e fundit, në Gostivar ka mbi 300 raste aktive me Covdi 19, numri i të shëruarve është 476 kurse 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të policisë për mosëmbajtje të maskës mbrojtëse 12 personave nga Gostivari u janë përgatitur urdhëra për kundërvajtje. Në këtë periudhë për 15 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektoriati Shetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

Në Gostivar me rrethinë, sipas institucioneve kompetente, rritet numri i njerëzve të shëruar nga Covid 19, megjithatë situata mbetet serioze. Ditëve të kaluara sa i përket regjionit të Gostivarit u evidentuan edhe numra dyshifror të të prekurve nga koronavirusi, ndaj u bëhet apel qytetarëve dhe institucioneve që t’i respektojnë në përpikmëri masat mbrojtëse. Nga ana tjetër, Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit, nuk dihet nëse do të vazhdojë të takohet më. Takimi i sotëm nuk u mbajtë, kjo pasi në mbledhjen e javës së kaluarë shumë pakë institucione merrnin pjesë me përfaqësuesit e tyre.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 127 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve në nivel vendi. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1768 mostrave. Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë pesë persona. Një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69 vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69 vjeçare si dhe një pacientë 70 vjeçar nga Shkupi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *