Gostivar: Fëmijët shoqërohen nëpërmjet lojërave sportive

Gostivar: Fëmijët shoqërohen nëpërmjet lojërave sportive

Modeli për integrim të arsimit multikulturor Qendra për themelim të përbashkët në bashkëpunim me shkollat e hapura për futboll, në kuadër të projektit Mozaik – “Modeli për integrim të arsimit multikulturor”, në hapsirat e shkollës fillore ‘Mustafa Kemal Ataturk”, ka realizuar disa aktivitete edukative – sportive me fëmijët të cilët më parë kanë qenë pjesë e grupeve mozaik, e që tani janë nëpër shkolla, dhe së bashku me fëmijët e tjerë nga klasat e tyre, të argëtohen dhe të luajnë së bashku.

Drejtoresha e projektit Vilma Venkovska Milçev, gjatë deklaratës së saj për media, ka bërë të ditur së qëllimi themelorë i projektit është që te fëmijët që në moshë më të vogël të zhvillohet respekt ndaj llojllojshmërisë përmes përdorimit të gjuhëve të komuniteteve. Sipas Millçev në “Mozaikun” grupet – fëmijët janë me moshë të ndryshme që nxitë pavarësi te fëmijët, nxitë bashkëpunim, mësojnë sipas modelit nga më i rrituri dhe më mirë zhvillohen, nxitet vetëbesim te fëmijët dhe qasje individuale ndaj çdo fëmije, pastaj përmes aktiviteteve fëmijët që në moshën e hershme mësojnë si t’i thyen barrierat, paragjykimet dhe stereotipet gjuhësore.

Projekti Mozaik – “Modeli për integrim të arsimit multikulturor” në vendet multikulturore është i financuar nga Unioni Evropian. Projekti si i tillë në Maqedoni ka filluar të implementohet që nga viti 1998, ndërsa nga viti 2001, me integrimin e edukatoreve në sistem dhe në drejtim të implementimit të Strategjisë për arsim të integruar në Republikën e Maqedonisë, ky projekt është bërë pjesë e sistemit arsimor të Maqedonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *