Gostivar, filloi dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Gostivar, filloi dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Nga dita e sotme në Gostivar ka filluar dezinfektimi i ndërtesave kolektive. Kjo masë ka ardhur si preventivë nga virusi korona me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Dezinfektimin e kryen ndërmarja publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”, ndërsa dezinfektohen të gjitha hyrjet e ndërtesave dhe korridoret.

90760471_2615631908693847_9012540759538139136_n

“Sot kemi dezinfektuar disa ndërtesa në pjesën qendore të qytetit dhe në lagjen “Maleardi”. Kemi paraparë të dezinfektojmë të gjitha ndërtesat kolektive dhe kjo të bëhet në kohë rekord”, thotë drejtori i N.P “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” – Gostivar, Bekim Çelebiu.

Ndrye, kjo masë e re doli si propozim nga mbledhja e fundit e Shtabit të emergjencës pranë Komunës së Gostivarit, e cila u mbajtë gjatë ditës së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *