Gostivar, fillojnë punimet për ndërtimin e morgut të parë

Gostivar, fillojnë punimet për ndërtimin e morgut të parë

Me kërkesë të qytetarëve të Gostivarit, filluan punët për ndërtimin e morgut të parë në qytet.

Rreth 4 milion denarë do duhen për ndërtimin e këtij objekti, të cilat janë siguruar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë. Morgu ndërtohet në oborrin e varrezave në Lagjen “Mllaki” dhe pritet të jetë gati deri në fund të vitit.

Morgu pritet të ndërtohet sipas të gjitha standardeve, me ftohës dhe do ketë kapacitet për 10 kufoma dhe një hapësirë të veçantë për përgatitjet e fundit të kufomës para varrimit. Në këtë hapsirë gjatë shërbimit funeral për të vdekurit mund të marrin pjesë njëqind persona./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *