Gostivar, gjatë muajit gusht 11 persona e humbën betejën me virusin korona

Gostivar, gjatë muajit gusht 11 persona e humbën betejën me virusin korona

Bazuar në të dhënat e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e Gostivarit përgjatë muajit gusht janë shënuar 342 raste të reja me virusin korona. Gjatë muajit që lamë pas i lartë ka qenë edhe numri i personave të shëruar, në total 266. Bazuar në këto shifra, 76 persona vazhdojnë betejën për shërim nga Covid 19.

Numri i pacientëve të prekur nga virusi i ri e që kanë humbur jetën gjatë muajit gusht është 11. Shumica prej tyre kanë qenë mbi moshën 60 vjeçare dhe kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Nga gjithsejt 31 ditë, në 19 ditë numri i rasteve të reja ka qenë dy shifrorë, ndërsa numër dyshifrorë të të shëruarve ka pas në 13 ditë. Më shumë të shëruar ka pasur me 28 gusht, gjithsejt 45, ndërsa më 22, 7 dhe 3 gusht janë regjistruar nga 22 raste të të shëruarve. Gjatë datave 15, 9 dhe 8 gusht nuk ka pasur asnjë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *