Gostivar, gjobë kundër 30 personave për mosmbajte të maskës mbrojtëse

Gostivar, gjobë kundër 30 personave për mosmbajte të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (1.09./2.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej ndaj 45 personave (TE-15 dhe GV-30) u janë lëshuar urdhër-pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, vendimet e reja për izolim janë përgatitur për 5 persona (TE) dhe 3 persona (GV) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, dhe janë kryer kontrolle tek TE-183 dhe GV-228 personat me vendime të tilla. Gjatë kontrollit nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *