Gostivar, hapet sezoni i ri i gjuetisë

Gostivar, hapet sezoni i ri i gjuetisë

Gjatë fundjavës gjahtarët e Gostivarit dhe zyrtarisht kanë filluar sezon e gjuetisë për këtë vit.

– Shoqatat “Gjahtari” nga Gostivari, sezonin e ri e nisën herët mëngjesin e së dielës me një takim të përpashkët në fshatin Kunovë. Edhe pse disa gjahtarë provuan fatin e tyre, megjithatë në ditën e parë ata ishin të pafat.

“Të gjithë gjahtarët arritën në kohë që në mëngjes në vendin që e lamë takimin. Terrenet u shëtitën dhe u ndamë në tre grupe. Kishte edhe gjuajte por për fatin e tyre të keq apo për fatin e mirë të kafshëve të egra, nuk u arrit qëllimi. Megjithatë është mirë që u pa terrenin dhe që krisëm. I urojmë të gjithë gjahtarët për një sezon të mbarë dhe ne si koncesioner mundohemi që të sjellim kushte të mira për gjahtarët dhe ndjekim të gjitha ata programe që na janë rekomanduar nga ministria dhe qëllimi ynë është të jemi aktiv në terren dhe të arrimë sukses edhe si gjahtarë edhe si koncesioner”.

– Gjatë periudhës së kaluar, kjo shoqatë është përkujdesur për të ushqyer kafshët e egra si dhe mirëmbajtjen e terrenit për gjueti.

“Gjatë këtij viti, ne në përputhshmëri të rregullores dhe programës që janë në nivel shtetërorë duhet dhe patjetër që i kemi respektuar, ashtu që gjatë periudhës së kaluar ne siguruam ushqim për kafshët e egra”. Vitin e kaluar, shoqata e gjahtarëve “Gjahtari” nga Gostivari, kishte njërin nga vitet më të pasura të gjahut, ku arritën të gjuajnë një numër të madh ujqish, derra të egër dhe kafshë të tjera të egra. Duke pasur parasysh që viteve të kaluara jo të gjithë personat që merren me gjueti i kanë respektuar rregullat dhe ligjin për gjueti, SPB-Tetovë apelon që në përpikmëri të rrespektohet Ligji për gjueti, ku qartë është precizuar kur, ku dhe si mundet dhe duhet të gjuhet.

Veç kësaj nga SPB-Tetovë edhe këtë vit kujtojnë se gjuetia e paligjshme është vepër penale, për të cilën përpos gjobës në para vlen edhe dënimi me heqje lirie deri në tre vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *