Gostivar, Inspektorati shtetëror i tregut mbyll dy lokale

Gostivar, Inspektorati shtetëror i tregut mbyll dy lokale

Lokale të mbyllura, pronarë të arrestuar. Ky është bilansi i kontrolleve të mbrëmshme të policisë në objekte hotelierike dhe gastronomike në qytetin e Gostivarit. Në këto kontrolle janë konstatuar shkelje ligjore dhe masave të miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Kovid 19. Me këtë rast, Sektori për Punë të Brendshme në bashkëpunim me Inspektoriatin shtetëror të tregut, kanë realizuar disa kontrolle në Gostivar, ku në dy prej tyre kanë arrestuar dy persona të cilët janë pronarë të dy lokaleve të ndryshme te cilët janë hasur duke punuar pas orës 18.

“Në rrugën e ,,Ilindenir“ në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 50-vjeçarin L.N. nga Gostivari, objekti hotelierik i të cilit ka qenë i hapur dhe dhe brenda lokalit kanë qëndruar disa persona”,

thuhet në njoftimin e policisë. Edhe lokali i dytë i mbyllur nga organet kompetente ndodhet në rrugën e “Ilindenit”.

“Efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 62-vjeçarin Xh.V. nga Gostivari, për arsye se objekti i tij (ëmbëltore) në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, punonte jashtë orarit të lejuar kurse në lokal kanë qëndruar disa persona”,

thuhet më tej në njoftimin e policisë. Ndaj dy pronarëve do të përgaditet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit tlë kryerjes së veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *