Gostivar, kafeteri të ndryshme organizojnë ahengje edhe në kohë pandemie, Jakupi: Pakujdesia ka rritur numrin e të infektuarve në Gostivar

Gostivar, kafeteri të ndryshme organizojnë ahengje edhe në kohë pandemie, Jakupi: Pakujdesia ka rritur numrin e të infektuarve në Gostivar

Edhe në kohë pandemie janë organizuar ahengje familjare nëpër lokale të ndryshme në Gostivar. Aty kanë marrë pjesë qindra njerëz, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Nuk ka pasur as respektim të protokolleve e as të masave për mbrojtje nga Kovid-19. Informacioni bëhet i ditur nga drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, i cili shton më tej se edhe organizimi i mbrëmjeve nuk ka munguar gjatë kësaj periudhe. Kjo papërgjegjësi, thotë drejtori Jakupi, ditëve të fundit ka çuar në rritjen e numrit të të infektuarve me virusin korona.

“Dua të apelojë deri te të gjithë qytetarët, pasi jemi duke parë se disiplina ose kujdesi nga ana e qytetarëve ka rënë, dhe kjo na jep këtë rezultat, pra rritje të numrit të të infektuarve. Mos mbajtja e maskave, distancës dhe grupimet, ku sipas informatave ka edhe organizim ahengjesh dhe mbrëmjesh nëpër disa lokale. Lus që të gjitha këta manifestime të mos ndodhin, pasi me mbi 100 persona si do të kemi kujdes për mbrojtje. Mbajtja e maskave dhe çdo rekomandim që kemi, patjetër të respektohet. Por, çlirimi i qytetarëve dhe organizimi i ahengjeve qoftë me 100, 200 apo 50 persona është rrezik i madh. Jo rastësisht e kemi numrin e të infektuarve kaq të madh këtu në Gostivar”, deklaron drejtori Jakupi.

Gostivarit aktualisht ka mbi 200 persona aktive me koronavirus, pjesa dërmuese e tyre janë konstatuar kohën e fundit.

“E shihni se Gostivari e mbanë vendin e dytë ose të tretë me numrin e të infektuarve. E gjitha kjo është si rezultat i mos respektimit të masave të cilat i kemi rekomanduar gjithmonë. Në çdo deklarim e kemi theksuar këtë, pra respektimin e masave.

Mbi 20 pacientë janë duke u kuruar në Reparin Infektiv në Spitalin e Gostivarit, ndërsa disa prej tyre trajtohen edhe me oksigjeno-terapi, thotë drejtori Jakupi.

“Numri varion me 21, me 18. Varet nga ditët se sin a vijnë rezultatet. Pra, mund të them se çdo ditë nga 20 pacientë kurohen në Repartin e Infektologjisë në Gostivar. Nëse gjendja e tyre përkeqësohet më shumë, ata transportohen në Shkup, pjesa që mund të mbahet këtu, i kurojmë edhe me oksigjen edhe me terapi e cila është e nevojshme”, deklaroin më tej drejtori Jakupi.

Ndryshe, ditëve të fundit në rajonin e Gostivarit është rritur edhe numri i testimeve, në ditë ndodh të bëhen edhe nga 40 teste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *