Gostivar, karotreci bart 8 automjete të keqparkuara

Gostivar, karotreci bart 8 automjete të keqparkuara

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të intensifikuara për rend dhe siguri më të madhe me parkimin në Tetovë dhe Gostivar.

Dje (3 Dhjetor) janë zbuluar gjithsej 14 automjete të cilat janë sanksionuar për arsye se kanë qenë të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe janë bartur (TE-6 dhe GV-8), 5 automjete të paregjistruara janë zbuluar në Tetovë, 4 persona që kanë drejtuar automjetet pa kaluar testin për patentë shoferi dhe një shofer pa patentë të vlefshme dhe 1 shofer fillestar.

Ndaj shkelësve janë përgatitur parashtresa adekuate dhe të njëjtit do të gjobohen sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *