Gostivar, katër persona e kanë shkelur orën policore

Gostivar, katër persona e kanë shkelur orën policore

Gjatë 24 orëve të kaluara sipas evidencës së policisë, në rajonin e Gostivarit, kufizimin e lëvizjes, e kanë shkelur katër persona.

Ata janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme do t’ju përgatiten parashtresa adekuate.

Në dy hotelet në Mavrovë në karantinë ndodhen 133 persona të cilët janë kthyer nga vendet perendimore, kurse në vetë – izolim ndodhen 72 persona. Policia e Gostivarit realizon kontrolle të rregullta të personave të cilët ndodhen në izolim dhe vetë – izolim.

Gjatë kësaj jave në Komunën e Gostivarit u shënua një rast i ri me Covid 19 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve mbetet pesë persona. Në Komunën e Vrapçishti poashtu u shënua një rast i ri, kurse testimi ishte realizuar në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *