Gostivar, katër raste të reja dhe 29 të shëruar nga Covid 19

Gostivar, katër raste të reja dhe 29 të shëruar nga Covid 19

Në 24 orët e fundit janë realizuar 793 teste, kurse janë regjistruar 72 raste të reja me Covid 19. Në Shkup janë regjistruar 45 raste, Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Strugë dhe Shtip ka pasur nga 4 raste. Nga një rast janë regjistruar në Kërçovë, Dibër, Sveti Nikollë dhe Negotinë. Në qytetin e Kavadarit janë regjistruar 3 raste.

Kanë ndëruar jetë 13 persona. Katër pacientë nga Shkupi (74, 69, 93 dhe 87v), tre në Prilep (69, 76 dhe 57v), një paicnet në Veles (51v), një në Negotinë (80v), një nga Dibra (71v), një në Radovish (66v), një në Makedonski Brod (66v) dhe një nga Kratova (76v). Nga këta, vetëm njëri ka ndërruar jetë jashta kushteve spitalore, të gjithë të tjerët në spital.

Sot, ISHP ka regjistruar 1.023 pacientë të shëruar: Shkup 511, Kumanovë 51, Tetovë 32, Prilep 46, Gostivar 29, Shtip 17, Manastir 34, Veles 38, Strumicë 26, Kavadar 50, Koçan 22, Kërçovë 11, Sveti Nikollë 5, Gjevgjeli 15, Negotinë 21, Dibër 22, Resnjë 3, Kriva Pallankë 20, Radovish 23, Berovë 9, Dellçevë 1, Probishtip 3, Vinicë 4, Vallandovë 5, Makedonski Brod 2, Bogdanci 6, Krushevë 3, Demir Kapi 2, Pehçevë 11 dhe Dojran 1.

Deri më tani në vend janë realizuar 432.361 testime për Covid 19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus në vendin tonë nga fillimi i pandemisë ka arritur në 89.463, numri i pacientëve të shëruar është 74.800, i të vdekurve 2.739, kurse numri i rasteve aktive është 11.924.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *