Gostivar, Këshilli komunal kaloi Programën zhvillimore për vitin 2021

Gostivar, Këshilli komunal kaloi Programën zhvillimore për vitin 2021

Programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2021 ka marrë dritën jeshile nga Këshilli komunal. Kjo programë parasheh vitin tjetër në Gostivar dhe fshatrat përreth të ketë investime me mbi 100 projekte kapitale. Përpiluesi i saj, Dashmir Osmani nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Gostivarit, tha se pandemia do të ndikojë negativisht sikurse dhe këtë vit, edhe gjatë 2021-shit që gjithçka e parashikuar të realizohet me vështirësi. Programa fokusin kryesor e vendos në disa rrugë e bulevarde kryesore të qytetit. Osmani tha se financimi është paraparë të bëhet me mjete buxhetore të komunës, kredi dhe grante nga jashtë.

Dokumenti është i ndarë në tre pjesë. Te pjesa e moderinizmit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve janë paraparë rreth 30 projekte. Më shumë para në këtë drejtim janë parashikuar për fazën e dytë të ujësjellësit të qytetit, të cilat sigurohen nga banka KfW dhe programa SECO në bashkëpunim me komunën e Gostivarit. Një nga investimet kryesore për vitin e ardhshëm është edhe instalimi i një linje të re të ujësjellësit nga Vërtoku në Gostivar. Paratë do të sigurohen nga Banka Evropiane për Investime dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Për përmirësimin e kushteve në shkolla, vetëqeverisja lokale për vitin e ardhshëm planifikon të realizohen 19 projekte në lidhje me mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e ndërtesave shkollore.

Programa zhvillimore e viti tjetër ka kaluar me shumicë votash dhe ndryshe nga vitet tjera, pa debatë në séancën e 29 të Këshillit komunal, e cila mbledhje për shkak të pandemisë u mbajtë te salla e madhe e ELEM-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *