Gostivar, Lagja “Fazaneri”, një ndër rrugët kryesore do të bëhet me asfaltim, ujësjellës dhe sistem të ri kanalizimi

Gostivar, Lagja “Fazaneri”, një ndër rrugët kryesore do të bëhet me asfaltim, ujësjellës dhe sistem të ri kanalizimi

Një nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneri”, në Gostivar, do të bëhet me asfaltim, ujësjellës dhe sistem të ri kanalizimi

Banorët e njërës nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneri”, në Gostivar, në të ardhmen do të tejkalon problemin me rrugën e dëmtuar. Me investim të Komunës së Gostivarit, sot kanë filluar punimet për largimin e bekatonave dhe asfaltimin e rrugës.

Për të ndjekur punët nga afër, kryetari i Komunës Nevzat Bejta, doli në terren ku dhe u takua me banorët e lagjes.

Keru Bejta, shtoi më tej se në këtë rrugë do të bëhet ndërrimi i gypave të ujësjellësit sepse janë të vjetra nga asbesti, si dhe do të rregullohet rrjeti i kanalizimeve fekale dhe atmosferike.

Ky investim i Komunës së Gostivarit, për banorët e lagjes është një lajm i gëzueshëm, sepse, siç u shprehën ato, për herë të para në rrugën e tyre po bëhet një investim nga ana e pushtetit lokal në Gostivar, edhe pse si lokalitet ka qenë i banuar tani e dyzet vite.

Rregullimi i kësaj rruge ka ardhur si kërkesë kryesore nga baorët e lagjes, ndërsa komuna për ndërtimin e së njëjtës ka ndarë mbi 31 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *