Gostivar, marsh sensibilizues kundrejt kancerit të gjirit

Gostivar, marsh sensibilizues kundrejt kancerit të gjirit

Shoqata “Borka” ka organizuar ngjarje në 14 qytetet të vendit, mesin e tyre edhe në Gostivar, me rastin e fushatës për luftë kundër kancerit të gjirit, e cila vjen në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve “Think Pinke Europe”. Ngjarja qendrore e kësaj fushate në Gostivar u mbajt me një marsh rreth parkut të qytetit, ku të pranishëm kanë qenë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, kryesuar nga kryetari Arben Taravari. Pavlina Trimçevska nga shoqata “Borka” në Gostivar, tha se qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijes për këtë sëmundje dhe informimi për kontrollet e hershme, që sipas saj kanë një rëndësi parësore në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Ne si shoqatë “Borka” së bashku me Aleancën Evropiane kemi fushatë për luftë kundër kancerit të gjirit. Kemi kënaqësinë që komuna jonë dhe kryetari Arben Taravari na jepin mbështetje të pa rezervë për këtë mision human. Dua të theksojë se ne u japim mbështetje të gjithë të të prekurve nga kanceri, dhe respekt të madh për ata që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje dhe kjo ditë sigurisht që u kushtohet atyre. Në shenjë respekti dhe se jemi me ata në betejën kundër kancerit të gjirit, ne sot do të ecim dhe vrapojmë për t’u dëshmuar atyre se nuk janë vetë me këtë luftë”, tha Trimçevska.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se për tre vite pushteti lokal në Gostivar vazhdimisht ka dhënë mbëshetje për organizime të tilla, përmes së cilave sadopak të ngritet vetëdija për një jetesë më cilësore.

Nga shoqata “Borka” iu bëjnë thirrje të gjitha grave, që ti bëjnë ekzaminimet e rregullta mamografike. Ky kancer sipas tyre rastis të prekë edhe një pjesë të burrave, andaj apelojnë ata të cilat kanë simptome të dyshimta t’i drejtohen mjekëve. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike çdo e teta grua në vend është apo ka qenë e prekur nga kanceri në gji. Nga analizat në çdo 100 mijë gra, në tri vitet e fundit prekja prej kësaj sëmundje ka arritur në 30% të rasteve të ekzaminimeve, që rëndit kancerin e gjirit ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *