Gostivar, në çdo orë dhjetë vozitës tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes

Gostivar, në çdo orë dhjetë vozitës tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes

Gostivar, në çdo orë dhjetë vozitës tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes

Edhe përskaj rrugëve të lagështa e me komunikacion të mbingarkuar, vozitja me shpejtësi të lartë nëpër rrugët e Gostivarit vazhdon të mbetet fenomen shqetësues. Sipas statistikave policore, në çdo orë në Gostivar mesatarisht nga dhjetë vozitës shkelin rregullat e shpejtësisë. Vetëm ditën e djeshme, policia rrugore ka sanksionuar 61 vozitës, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

“Dje, në periudhën prej ora 09.00 e mëngjesit deri në ora 16.00 pasdite, në rajonin më të gjërë të Gostivarit, është kryer aksion kontrollues lidhur me shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendbanimit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksiopnuar 61 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale, nga të cilat 15 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë për më shumë se 70 kilometra në orë dhe 31 vozitës që kanë drejtuar nga 50 në 70 kilometra në orë më tepër se shpejtësia e lejuar”,

thuhet në njoftimin e policisë. Kontrollet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, paralajmëron policia dhe shton se qëllimi final është parandalimi i aksidenteve, të cilët jo rrallë përfundojnë edhe me fatalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *