Gostivar, nesër ngre siparin festivali i teatrove “Othello”

Gostivar, nesër ngre siparin festivali i teatrove “Othello”

Nesër më 22 shtator nis edicioni i katërt i festivalit të teatrove “Othello” në Gostivar. Ndryshe nga herët e tjera ai sivjet do të zhvillohet në ambient të hapur në restorantin “Ignatia”. Për pesë netë me rradhë, respektivisht deri më 26 shtator, para publikut gostivaras do të vendosen në skenë shfaqe nga teatro të ndryshme: një në gjuhën bullgare, tre në shqip dhe një në gjuhën maqedonase. Nga ekipi organizativ i festivalit “Othello” bëjn me dije se gjithçka është përgaditur sipas planit dhe protokollve për shkak të pandemisë, por që edhe në këtë edicion dashamirëve teatrit do të ju ofrojnë më të mirën. Berat Saliu, producent i festivalit, falemnderoi gjithë ekipin që kanë punuar edhe në këtë edicion që gjithçka të realizohet sipas pritshmërive.

Hajdar Hardari, menaxher i marketingut të festivalit, sqaroi se pjesëmarrës në këtë edicion të “Othellos” do të jenë pesë trupa artistikë nga teatrot e Ballkanit, duke e kthyer kështu Gostivarin në një qytet filmi.

Sivjet hyrja do të jetë pa pagesë, ndërsa për shkak të pandemisë numri i msyafirëve do të jetë i reduktuar për çka, i pari që shkon i pari do të ulet. Festivali edhe sivjet do të jetë garues dhe do të ndajë katër çmime; shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë. Ndryshe, edicioni i katër i festivalit të teatrove “Othello” mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *