Gostivar, nesër nis edicioni i dytë i “The Park Festival”

Gostivar, nesër nis edicioni i dytë i “The Park Festival”

Një natë përpara nisjes së edicionit të dytë të “Park Festival”, parku dhe keji i Vardarit janë kthyer në një lokacion atraktiv. Në pjesën përballë Gjimnazit të Gostivarit tanimë është vendosur edhe skenë gjigande në të cilën do të ngjiten emra të mirënjohur të muzikës. Festivali do të hapet më 3 shtator me pjesëmarrjen e artistëve Tuna dhe Shpat Deda.

Sivjet organizatori Inboks Entertainment publikut do ti ofroj muzikë nga filmat vizatimor, po koncerte dhe muzikë elektronike. Në katër netët e festivalit do të kenë mundësi të performojnë edhe artistë të ri nga vendi e jashtë.

Të premten më 4 shtator do të performojnë antarët e Filharmonisë së Maqedonisë dhe xhez artistët nga Maxhikal Orkestra. Ata nën dirigjimin e Xhihan Emin do të paraqesin tema nga filma të njohur vizatimor.

Në ditën e tretë të koncertit, respektivisht më 5 shtator, koncert do të mbaj grupi Nokaut me të ftuar special artistin Igor Xhambazov. Për adhuruesit e muzikës elektronike të dielën më 6 shtator do të organizohet një mbrëmje e veçantë në të cilën do të marrin pjesë Janski, Redon Robi, Fiks dhe Flauder.

Vlen të theksohet se sivjet festivali pësoi ndryshime të vogla për arsye të pandemisë nga Covid 19.

Vitin e kaluar përveç përshtypjeve pozitive për organizimin e festivalit si dhuratë për qytetin mbeti skulptura “Tupanisti” e artistit Arlind Bajrami, ndërsa sivjet qytetit do ti mbetet si dhuratë një mural i vizatuar nga artisit Naim Idrizi nga Kumanova në objektin e vetëm të vendosur përgjatë shëtitores së Vardarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *