Gjatë ditës së martë kanë filluar punimet për prishjen e ish repartit të dializës në Spitalin e Gostivarit. Aty pritet të ndëtohet spitali modular për pacientet me CoVid-19.
“Filloi rrënimi i objektit të ish repartit të dijalizës, ku pas në këtë bazament do të vendosen hapësirat e reja për pacientët që do të trajtohen nga virusi Covid 19”, njoftojnë nga Spitali i Gostivarit.
Është ky një nga Spitalet Modulare që është duke ndërtuar Ministria e Shëndetësisë në aktivitetet e veta për përballje me virusin korona.