Gostivar, nisin trajnimet për femrat sipërmarrëse

Gostivar, nisin trajnimet për femrat sipërmarrëse

Qendra Rinore për Ndërmjetësim dhe Edukimin e të rinjëve ka filluar trajnimet e organizuara në kuadër të projektit “Women in business”, të financuar nga Ekumenska Inicijativa Žena nga Kroacia. Projekti parasheh trajnime specifike për përfocimin e njohurive dhe teknikave për krijimin dhe vazhdimin e një karriere të suksesshme. Enis Miftari, drejtues i Qendres Rinore për Ndërmjetësim dhe Edukimin e të rinjëve tha se trajnimet do të zhvillohen në tre faza, ndërsa pjesëmarrëset janë nga mosha 18 deri 45 vjeçe.

“Ky projekt ka të bëjë me zhvillimin e biznseit, konkretisht femrat të cilat duhet të participojnë në biznes. Ju dedikohet të gjitha femrave nga mosha 18-45 vjeçe, të cilat mund të punojnë me orarë të plotë, të përgjysmuar ose të papunësuara, por të kenë ambicie të hapin biznesine tyre. Projekti ndahet në tre faza: në fazën e parë bëhet ndërtimi i kapaciteteve brenda strukturave të biznesit, faza e dytë përfshinë inkurajimin e femrave në sektorin privat dhe faza e retë është zhvillimi i aftësive për aplikime në punë dhe menaxhim biznesi”, tha Enis Miftari, drejtues i CYEM.

Miftari shpreh keqëardhe që ka pasur pak interesim për pjesëmarrje në këtë projekt i cili ka synuar të arrijë 20 kandidate.

Trajnimet do të mbahet në gjuhën angleze e cila do t’ju krijoj hapësirë për komunikim me pjesmarrëset e nacionaliteteve të tjera. Në fund, të gjithë pjesëmarrëset do të pajisen me çertifikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *