Një i ri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gostivar, njofton MPB-ja.
Para dy ditësh, konkretisht me datë 12.01.2021 në ora 14 e 30 minuta në Stacionin Policor në Gostivar është denoncuar se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur 32 vjeçari me inicialet D.M.
“Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune”, njoftojnë nga MPB.
Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit Publik është dorëzuar për autopsi.