Gostivar, një nxënës pozitiv me Covid 19, izolohet së bashku me prindërit e tij

Gostivar, një nxënës pozitiv me Covid 19, izolohet së bashku me prindërit e tij

Nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe fillimi i kopshteve me punë, në qytetin e Gostivarit vetëm një nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçe”, ka dalur pozitiv për Covid 19 dhe i njetit së bashku me prindërit ndodhet në izolim. Informacioni u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili shtoi se dhe përskaj rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, situata epidemiologjike në Gostivar me rrethinë paraqitet stabile.

Kryetari Taravari apeloi drejtorët e shkollave të marrin masat e duhurua për respektim të rekomandimeve, pasi sot u gjatë vizitës së tij nëpër shkolla u vërejtë se disa nxënës dhe mësimdhënës nuk mbanin maska.

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani i cili sot qendroi për vizitë në Gostiva, theksoi se dikasteri i arsimit nuk mbanë përgjegjësi se si sillen jashta shkollave mësimdhënësit dhe nxënësit.

Ndryshe, në territorin e Gostivarit 12 shkolla në vendbanimet rurale janë duke zhvilluar mësimin me prezencë fizike. Në qytet mësimi me prezencë fizike ndiqet nëpër shkollat fillore nga klasa e parë deri të tretën. Klasat e tjera së bashku me nxënësit e shkollave të mesme, mësimin e ndjekin nga distanca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *