Brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Gostivarit nuk janë regjistruar raste të reja me Covid 19. Janë testuar 5 persona dhe të gjithë kanë dalë negativ. Informacioni bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku informojnë se një person brenda 24 orëve është shëruar nga virusi korona.
Kryetari iKomunës së Gostivarit, njëherit shef i Shtabit ndërkomunal i emergjencës, ku bëjnë pjesë komuna e Gostivarit, Vrapçishti dhe Mavrovë-Rostushë, tha se aktualisht në këto tre komuna ka 29 raste aktive, dhe shtoi se krahasim me situatën në nivel shteti, Gostivari ka gjendje stabile.
Nga fillimi i pandemisë në këto tre komuna 50 persona u infektuan nga virusi korona, 18 janë shëruar dhe tre persona fatkeqësisht humbën jetën.