Gostivar, pandemia mbylli bizneset, ‘boom’ reklamash për dyqane me qira

Gostivar, pandemia mbylli bizneset, ‘boom’ reklamash për dyqane me qira

Pandemia e Covid-19 që goditi fillimisht shëndetësinë i ka shtrirë dukshëm efektet në sektorë të tjerë jetikë, sidomos në ekonomi. Mbyllja e bizneseve në Gostivar për shkak të pandemisë, është reflektuar thuajse në çdo biznes. Ato konfirmohen nga shumëfishimi i numrit të dyqaneve që reklamohen për t’u dhënë më qira. Vetëm në pjesën qendrore të qytetit ka diku rreth 50 shitore të mbyllura nga muaji mars e deri ditët e sodit. Goditje më të madhe duke se ka në rrugën e “Ilindenit”, ku në gjatësi prej 50 metrave, janë mbyllur dhjetë biznese. Pas kësaj, vjen rruga “Pançe Poposki” që të çon tek tregu i madh i qytetit, ku poashtu janë mbyllur rreth dhjetë shitore.

Një pjesë e atyre biznesve që i kanë mbijetuar kësaj periudhe kritike, thonë se kanë pësuar humbje deri 90 përqind. Nëse kriza do të zgjasë akoma, pronarët thonë se edhe shumë biznese të tjera do të shuhen.

“Kemi më dobët punë dhe kjo situatë filloi nga fillimi i pandemisë dhe siç mund ta shihni shumë shitore mbyllen pasi nuk kanë punë. Ne që ende vazhdojmë me punë, me shumë vështirësi mbijetojmë. Lutemi të bëhet më mirë kjo situatë të mabrojë sa më shpejtë”, deklaron një shitëse.

“Nuk ka punë, siç e shihni qendrojmë në rrugë. Puna na ka rënë 90 përqind. Unë shes lodra për fëmijë dhe nuk mbajë mend ndonjë herë të ketë qenë kështu, dimri gjithmonë ka qenë më dobët por deri në këtë shkallë, asnjëherë nuk ka qenë. Këtë se them vetëm unë, pasi siç mund ta shihni me tç mund ta shihni me të madhe mbyllen shitore në qytet”, shprehet një pronar bzinesi nga Gostivari.

Nëse vëzhgohen edhe rrjetet sociale, konstatohet lehtë se edhe aty janë shtuar reklamat e sponsorizuara për dhënien me qira të hapësirave për biznes. Por, për dikë pandemia ka qenë fitimprurëse. Kurtish Shabani, i cili merret me përgatitjen e zgarave, thotë se shitja është rritur, pasi popullatë nga mbyllja dhe frika e infektimit me të madhe preferojnë të ikin në natyrë.

”Prej kur ka filluar pandemia, të jem i sinqert puna nuk ka rënë edhe aq shumë. Te ne ka qenë edhe më mirë me punë pasi zgarat shiten më shumë. Ato blehen nga njerëzit pasi nuk kanë se çfarë të bëjnë duke qendruar të mbyllur në shtëpi. Duket se ikin për piknik diku në natyrë dhe atje bëjnë zgarë me miqtë”, thotë Bajrami.

Megjithëse shumë dyqane mbyllen, çmimi i qirave mbtet i pandryshuar. Përveç kësaj, bizneset ende në aktivitet po bëjnë sakrifica për mbijetesë dhe mbyllja ose jo e tyre, në shumë raste varet nga bujaria dhe durimi i qiradhënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *