Gostivar, pandemia nuk e zbeh interesimin për hapjen e biznesve të reja

Gostivar, pandemia nuk e zbeh interesimin për hapjen e biznesve të reja

Vetëm tre ditë pas publikimit të shpalljes për vetëpunësim përmes grantave, Agjencia për Punësim në Gostivar nuk pranon më aplikime. Të interesuarit kthehen edhe pse shpallja zgjatë deri në fund të këtij muaji. Hisan Amzai, udhëheqësi i Agjencionit për Punësim në Gostivar thotë se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ka pasur 170 aplikime, gati një fish më shumë sesa numri i granteve që janë paraparë për Gostivarin.

“Konkursi zgjati vetëm tre ditë, numri i aplikantëve ishte shumë i madh në qytetin e Gostivarit për masën për vetëpunësim me grante apo mjete të pakthyeshme. Për tre ditë aplikuan 170 kandidatë. Tash bëhet seleksionimi i parë në bazë të pyetësorit të cilit kandidatët i përgjigjen vetë. Në fund në bazë të kuotave që janë paraparë sipas planit opreativ, në Gostivar të drejtën e shfrytëzimit të kësaj mase do ta kenë 94 persona”, deklaron Hisan Amzai, udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Interesim për përfitim nga kjo masë ka pasur nga profile të ndryshe, prej te hapja e biznesve të vogla familjare e deri te zyrat për avokati ose ordinanca shëndetësore. Personat që duan të fillojnë biznesin e tyre përmes vetëpunësimit, marrin prej 5,000 deri në 10,000 mijë euro.

“Profilet janë të ndryshme, duke filluar me bizneset familjare më të vogla e deri në avokatë, mjekë e stomatologë që dëshirojnë të hapin ordinacat e tyre. Çdo kandidat përfiton shumë prej 5.000 euro, mjete të pakthyeshme që duhet të shfrytëzohen për punë për mjete repromateriale. Nëse janë dy kandidatë dhe bashkohen për të formuar një ndërmarrje, shftyzojnë 10.000 euro të cilët duhet të regjistrojnë një biznes dhe të dy duhet të jenë edhe udhëheqës edhe drejtor”, deklaron Hisan Amzai, udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Nga analiza e aplikimeve, në Gostivar interesim më i madh është treguar nga grup-moshat e reja deri në 29 vjeç.

“Grup-moshat më të shpeshta janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, diku nga 60 deri në 65 përqind”, deklaron Hisan Amzai, udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Lista përfundimtare e renditjes së përfituesve të zgjedhur të granteve miratohet nga Komisioni për përzgjedhjen e pjesëmarrësve në programet aktive dhe masat e punësimit të vendosura nga 9 institucione përkatëse, i cili siguron mbrojtje të plotë ndaj abuzimeve brenda procesit të përzgjedhjes. Përfituesit kanë obligim që biznesin e tyre ta kenë aktiv më së paku dy vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *