Gostivar, pastrohet deponia e krijuar përreth hekurudhës

Gostivar, pastrohet deponia e krijuar përreth hekurudhës

Pastrohet deponia e krijuar përreth hekurudhës në Gostivar. Ky vend ishte pastruar edhe para dy viteve nga autoritetet lokale, por vendi sërish ishte mbushur me mbejtje nga ato të fortat nga ndërtimtaria, goma e deri edhe në orendi shtëpiake. Pastrimi është realizuar nga ndërmarrja publike komunale “Komuanlec” e cila nga aty ka nxjerrë rreth pesë kamionë me mbturina.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Komunalec”, Isak Lazami sqaron se përreth kësaj deponie të krijuar ka shtëpi banimi dhe ndërmarrje private të cilat duhet çdo ditë të ballafaqohen me pamjen e pahijshme por edhe erën e keqe, prandaj apelon qytetarët të tregohetn të ndërgjegjshëm dhe në të ardhmen mos hedhin mbeturina sërish.

Kujtojmë se vitin e kaluar autoritetet lokale në Gostivar patën disa aksione gjithpërfshirëse për menjanimin e këtyre deponive, por siç duket individ të pandërgjegjshëm edhe sivjet kanë vazhduar me avazin e vjetër. Ligji për pastërti publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, parasheh gjoba prej 50 deri 4000 mijë euro nëse nuk respektohen dispozitat ligjore për higjienën publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *