Gostivar, për pesë muaj janë mbyllur 10 zejtari

Gostivar, për pesë muaj janë mbyllur 10 zejtari

Pandemia nga Covid 19 po prek edhe zejtarët. Sikurse biznese të shumta edhe zejet dhe zejtarët po ballafaqohen me problemin e ekzistencës së tyre. Nga Oda Regjionale e Zejtarëve në qytetin e Gostivarit bëjn me dije se po përballen me kushte të rënda financiare, gjë që po u pamundëson mbijetesën por edhe ekzistencën e kësaj veprimtarie. Lulzim Osmani, kryetar i Odës Regjioanle të Zejtarëve të Gostivarit, thotë se edhe përkundër subvencionimit të rrogës minimale dhe kontributeve, është e vështirë për ata të mbijetojnë këtë situate dhe të ekzistojnë si zejtarë. Osmani bën me dije se në periudhën nga 31 mars e deri më 31 gusht janë mbyllur dhjetë zejtari mesin e tyre edhe një nga tre zejtaritë që u hapën në periudhën pandemike.

” Zejtaria në RMV është në kushte tejet të vështira. Deri më tani në Odën Regjionale të Zejtarëve në Gostivar brenda pesë muajve janë mbyllur 10 zejtari, në rast se vazhdon ky trend deri në vitin e ri presim që të mbyllen mbi 30 zejtari ”

Në periudhën pandemike në Gostivar kanë ndaluar dy firma ndërtimore, bravar, një lavazh, 2 rrobaqepëse, 2 frizere. Në mbylljen e disa zejeve ka ndikuar edhe mos ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

“Kur e dijmë se mërgimtarët nuk kan ardhur, kur e dijmë se dasmat nuk po mbahen, ku në ahengjet familjare përfshihen një numër i madh i Zejtarive, e kur e dijmë se pandemia do të zgjasë deri vitin e ardhshëm, bëjmë apel që masat ndihmëse të shtetit të mos ndërpriten”, thotë Lulzim Osmani nga Oda e Zejtarëve të Gostivarit.

Numri i ndërmarrjeve që mirren me artizanate janë mbi 20.000 në nivel shteti, e ndërkaq në Odën regjionalë të zejtarvë në Gostivar që përfshin edhe zejtarët e Kërçovës, Mavrovë – Rostushë dhe Vrapçishtit janë të regjistruar 500 Zejtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *