Gostivar, për pesë muaj, nëntë vepra penale për dhunë në familje

Gostivar, për pesë muaj, nëntë vepra penale për dhunë në familje

Bashkëshoret, fëmijë dhe prindër kanë qenë viktima të dhunës në familje në përditshmëri gjatë periudhës së karantinës në Gostivar. Përveç plagëve të shkaktuara, traum që ata kanë përjetuan mbetet në psikikën e tyre për një kohë të gjatë. Psikologët thonë se mosëmarrëveshjet në familje nuk zgjidhen duke ngritur dorë.

Nga janari deri në fund të majit, janë regjistruar nëntë vepra penale për dhunë në familje në rajonin e Gostivarit, ndërsa janë sanksionuar 11 persona. Sipas statistikave policore, në gjashtë raste ka pasur lëndime trupore, dhe në tre raste ka pasur kërcënim për sigurinë. Se sa kanë qenë të rrezikshme rastet e dhunës në familje gjatë pesë muajve të kaluar, flasin të dhënat që në dy raste gjatë zënkave brenda familjeve, janë përdorur sëpatë dhe thikë. Sipas gjinisë, “viktimat” me lëndime trupore janë të gjinisë femërore dhe arsyet më të zakonshme për veprimet e tyre janë çrregullimet mendore të abuzuesve ose alkooli. Qendra për Punë dhe Politikë Sociale është një nga institucionet kompetente përgjegjëse për marrjen e masave për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Bilent Karahasan psikolog i kësaj qendre, thotë ende është herët të konstatohet se si ka ndikuar karantina mbi dhunën në familje.

“Për këto 5-6 muaj kemi regjistruar dhjetë raste të dhunës në familje, që relativisht llogaritet si shifër e ulët në krahasim me vitet e kaluara. Se si do ta perceptojmë më mirë këtë shifër, mbetet çështje për tu diskutuar sepse për këto kohë të karantinimit kemi qenë në një situatë jo normale, shumë stresuese dhe natyrisht mendoj që ka pasur dhe më shumë raste të dhunës por normalisht një pjesë prej tyre nuk janë denoncuar. Krantina na ka larguar nga dinamika jonë e përditshme dhe kuptohet që ka pasur dhe ndikime negative në psiqikën e njeriut, po kjo mbetet çështje për tu studiuar dhe të kemi diçka më konkrete. Duhet pasur parasysh se gjatë kësaj periudhe njerëzit kanë qenë më të stresuar dhe në një fazë traumatike, ashtu siç kishim dhe gjendjen e jashtzakonshme, ashtu janë manifestuar dhe disa sjellje jashtë përditshmërisë. Pas këtyre sjelljeve vjen faza e njohur si faza post traumatike dhe aty njerëzit fillojnë të kthehen në normalitet madje të kërkojnë dhe ndihmë mjekësore në rast nevoje”.

Psikologu Karahasan thotë se sjelljen agresive në familje mund ta përkeqësojnë edhe iformacionet e rrejshme. Ai apelon qytetarët të bëjnë vetë selektimin se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për jetën e tyre.

“Apeli im është që të bejnë kujdes se prej ku informohen, të informohen gjithmonë nga burime të sakta, nga burime të besueshme që të mos krijojnë huti apo trauma tek ta. E them këtë sepse në karantinë njerëzit kanë më shumë kohë të lirë dhe përcjellin shumë lajme në televizor apo lexojnë nga portale të ndryshme në internet. Le të shohin gjëra informuese, le të lëxojnë libra dhe dëgjojnë muzikë, le ti bëjnë aktivitetet që i largojnë nga stresi dhe trauma dhe ju japin kënaqësi. Le të mos kenë turp që të kujdesen për shëndetin e tyre psiqik, në raste nevoje, ne jemi këtu për të ofruar ndihmë”.

Gjatë pesë muajve të kaluara, për dhunë në familje në Gostivar ka pasur edhe 25 ankesa, raste për të cilat dhunuesit kanë kaluar vetëm me paralajmërime. Sipas legjislacionit në vedin tonë, dhuna në familje, sidmos me pasoja të rënda trupore, llogaritet vepër e rëndë penale. Ndryshe, për të luftuar dhunën në familje, Maqedonia ka miratuar plan nacional, ndërsa ekziston edhe ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *